TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2025, 17:22

Zjarri tragjik në Turqi, Begaj mesazh ngushëllimi: Të pikëlluar për ngjarjen e dhimbshme në resortin e skive

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri tragjik në Turqi, Begaj mesazh ngushëllimi: Të

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan, pas ngjarjes së rëndë në një resort skish ku humbën jetën 66 persona.

Në mesazhin e tij Begaj shkruan se populli shqiptar është pranë fëmijëve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në këtë tragjedi.

Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu, Turqi. Në emër të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin @RTERdogan dhe popullin turk në këtë kohë të vështirë”, shkroi në llogarinë e tij në X Presidenti Begaj.

Lini një Përgjigje