TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2025, 15:54

Bardh Spahia ngelet dyerve të SPAK, ish-kryebashkiaku i Shkodrës paraqitet sërish në prokurori

Shkruar nga Pamfleti

Bardh Spahia ngelet dyerve të SPAK, ish-kryebashkiaku i Shkodrës

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur sërish në SPAK. Kjo është e disata herë që ai shkon në organin e akuzës.

Për herë të fundit ai ishte aty më 24 dhjetor të vitit të kaluar. Edhe atëherë, ai tha se ishte paraqitur për një çështje që nuk ka asnjë interes publik dhe nuk ka lidhje as me korrupsionin e as me krimin.

Burime pranë SPAK bënë me dije ish-kryebashkiaku i Shkodrës kishte dhënë deklarime në lidhje me një kallëzim të bërë nga ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër. Ish-drejtori i emëruar në detyrë nga paraardhësja e Spahisë, Voltana Ademi, është shkarkuar nga detyra nga ish-kryebashkiaku dhe për këtë ka kërkuar hetime ndaj tij.

Lini një Përgjigje