Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Shqipëri i shoqëruar nga një eskortë. Ai do marrë pjesë në Samitin e Ukrainës që zhvillohet sot në kryeqytet.
Në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare marrin pjesë 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.
Kujtojmë që Vuçiç kishte konfirmuar se do t'i bashkohej punimeve të Samitit. Po ashtu pjesë e samitit do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, përmes një video-mesazhi.
I pranishëm do të jetë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović i Malit të Zi, Stevo Pendarovski i Maqedonisë së Veriut, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.
Lini një Përgjigje