
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kryeministri.
Pasi bënë një foto, Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.
Dhurata ishte pikërisht libri i kryeministrit me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të tij.
Pas takimit, dy zyrtarët do t’i bashkohen samitit në nder të Ukrainës, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Në orën 11:30, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit të samitit. Ndërsa në orën 13:00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarrësve. Samiti mbyll punimet në orën 13:30, në një konferencë të përbashkët Rama- Zelensky. Pas përfundimit të konferencës, Zelenskyy do të largohet nga Shqipëria.
Lini një Përgjigje