TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 10:23

Zelensky surprizon Ramën, i jep dekoratën e lartë ukrainase

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky surprizon Ramën, i jep dekoratën e lartë ukrainase

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka akorduar kryeministrit Edi Rama dekoratën e lartë ukrainase, 'Jaroslav i Urti'.

Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky viziton Shqipërinë,  si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që do të mbahet sot në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve  nga  Europa  Juglindore dhe Ballkani Perëndimor.

Samiti është një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutojnë, se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.

Dhurata e Ramës për Zelensky ishte një libër me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të kryeministrit.

Kujtojmë që Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Vizita e tij shoqërohet me masa të rrepta sigurie.

 

Lini një Përgjigje