TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2024, 10:07

Zelensky në Tiranë, snajperët 'pushtojnë' tarracat e godinave

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky në Tiranë, snajperët 'pushtojnë' tarracat

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy po zhvillon një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë nën masa të forta sigurie.

Teksa Zelensky ndodhet në kryemimistrime kreun e qeverisë, jashtë janë vendosur snajperë në tarracat e godinave.

Snapjeristët janë vendosur në tarracën e Fakultetit të Politeknikut pranë Kryeministrisë.

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit është bllokuar qarkullimi i automjete, ndërsa janë vendosur forca të shumta policie për mbarëvajtjen e sigurisë së Samitit Ukrainë-Evropajuglindore.

Zelensky ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza’ në Tiranë me një avion Airbas A 310.

Me të mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ (Ora 23:00, 26 shkurt 2024)  Presidenti Zelensky është pritur dhe shoqëruar nga Rinasi për në Tiranë nga një super eskortë me dhjetëra makina policie, numri i saktë i tyre nuk tregohet për çështje sigurie.

Ndërsa forcat elitë RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, të cilave u janë bashkëngjitur edhe forca të sigurisë ukrainase janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e të gjithë takimit dhe samitin. 

 

zelensky tiranë

Lini një Përgjigje