Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet samiti Ukrainë-Europa Juglinore, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti urkrainas Volodymyr Zelensky.
Emilio Çika, ekspert i çështjeve ndërkombëtare ka folur për një njohje të mundshme të Kosovës nga Ukraina, gjatë kësaj vizite të Zelensky në Tiranë.
Ai tha se kjo kërkon një vendimarrje që shtrihet më tej në instancat shtetërore, por nuk përjashtoi mundësinë që të njoftohet një lajm i tillë.
“Nuk është një vendimmarrje rastësore, duhet të ketë vendimmarrje të instancave shtetërire dhe duhet të ketë ratifikime. Mund të ketë një vendimmarrje politike, nga ana tjetër duhet të kalojë në procedura të caktuara që të ndodhi de jure kjo njohje.
Do ishte një lajm i mirë. Kosova ka qenë një nga shtetet e para që ka shprtehur mbështetjen. Këto janë mbështetje politike kryesisht, të cilat sigurisht kanë një rol të caktuar.
Një lajm që do kishte një interes të veçantë do ishte reagimi i presidentit Vuçiç nëse vjen një vendim i tillë”, tha Çika.
Lini një Përgjigje