
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar rishikim e afateve për ankimin në gjykatë të votuesve nga jashtë për rastet kur konstatojnë se nuk figurojnë në listën e zgjedhësve ose regjistrimi i tyre ka pasaktësi.
Nëpërmjet një letre dërguar 9 partive parlamentare dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka paraqitur kërkesën e Komisionit Zgjedhor që afati aktual nga 7 ditë të bëhet të paktën 30 ditë.
KQZ e cilëson afatin 7 ditor si të pamjaftueshëm për vajtje-ardhjen në kohë të fletës së votimit nga emigranti në KQZ.
Kërkesa mund të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ose online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Lini një Përgjigje