TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2025, 18:01

Përplasjet për primaret, Haklaj: Do të ketë “luftë" mes grupit të Bardhit dhe Berishës, Gazi synon të marrë partinë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet për primaret, Haklaj: Do të ketë

Teksa komentoi kritikat e kreut të grupit demokrat Gazment Bardhi nga SHBA-të ndaj Sali Berishës për SPAK-un dhe Primaret, deklaroi se qëllimi i Bardhit është të marrë partinë.

Por sipas tij, ai tani po lufton vetëm për t’u futur te lista e mbyllur për deputet, madje edhe duke kërcyer. Sipas tij, Bardhi ndodhet në dorën e Berishës aktualisht.

Do ketë betejë të ashpër mes grupit të Gazment Bardhit dhe Berishës. Bardhi ka shkuar me mendimin se do ta marrë PD-në, se është i grupit të euroatlantizmit, por kjo duket edhe me lëvizjet dhe deklaratat e fundit. Por a do e detyrojë Berishën? E pamë, e detyroi të kërcente vallen e Berishës, me çifteli. Por çështja është se po shkojnë në zgjedhje me partinë në Gjykatë, ka bërë një padi për përvetësim titulli ndaj 12 deputetëve në Gjykatë, janë ende në konflikt, ka bërë padi penale, ai duhet të tregojë është tërhequr apo jo nga ajo. Kurse tani Apeli ia ka kthyer vulën Berishës dhe Bardhi duhet të na e thotë qartë padinë e tij të hershme kur ishte Sekretar.

Po ta shikosh lëvizjen e kryer vitet e fundit, këta të PD tani kandiduan te lista e LSI, listën e bëri Brahimllari, ku është Brahimllari tani? Te PS! Këshilltarët janë të Brahimllarit. Është kakofoni. E gjitha kjo është një lojë e Berishës me Ramën, i duhet një parti të ketë vetë 100% për të përdorur për goditjen ndaj drejtësisë dhe amerikanëve, si bunker ndaj drejtësisë. Bënë Kodin Zgjedhor, mori vulën etj.”, tha Haklaj.

Kurse për lobimet në SHBA të Berishës për të hequr non gratën, Haklaj u shpreh se kjo ishte e pamundur, pasi PD nuk ka asnjë kontakt me administratën e Trump aktualisht.

Lini një Përgjigje