TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2025, 18:15

Halit Valteri: Berishës nuk do i hiqet ‘non grata’, mund të lobojë vetëm nëse nuk dënohet

Shkruar nga Pamfleti

Halit Valteri: Berishës nuk do i hiqet ‘non grata’, mund

Ish-deputeti Halit Valteri shprehet se Sali Berishës nuk do i hiqet kurrë ‘non grata’ sepse ajo masë nisi me administratën Trump dhe u finalizua me atë të Biden.

Sipas ish-ligjvënësit, më lehtë mund të ndodhë zhdukja nga politika e Berishës, sesa heqja e masës nga SHBA.

PD nuk ka demokraci të brendshme. Aty është Sali Berisha, i pari deri te i pesti në radhë. Nuk mund të mbyllësh listat 60% e më tej të bësh Primare në parti. Duket si ushqim që i jepet njerëzve të PD-së. Përballë ka një supermazhorancë, që është e fortë. Ndërkohë që opozita është arrogante, e përçarë dhe e korruptuar. Do e votojnë si qingja në Parlament më 13 shkurt në parlament, se ndryshe nuk futen dot në listat e mbyllura, as Gazi nuk futet dot. Gazment Bardhi nuk është parimor, ku e ka parimin ai? Ai gëlltiti “Babi i zenit, Saliu”, ai ka vetëm pragmatizëm për mandatin e deputetit ndaj ka shkuar atje”, shprehet Valteri për Report TV.

Në vijim ai shpjegon përse Berishës nuk do i hiqet kurrë masa “non grata”.

Nuk do hiqet kurrë non grata e Berishës për sa kohë është nën akuzë për korrupsion dhe për sa kohë nuk merr dënimi formë e prerë. Pas kësaj mund të lobojë për ta hequr. Për sa kohë që një klub me histori u shndërrua me kulla e gradaçela për familjen e tij, për dhëndrin e tij, duhet të mbajë dhe damkën nga ndërkombëtarët dhe që minon demokracinë në vendin tonë. Nuk hiqet ajo damkë, nuk do ndodhë kurrë, pasi ajo non grata nisi me Trump dhe u finalizua me Biden. Mund të ndodhë vetëm zhdukja e tij nga politika. Por jo për të mbajtur kullat dhe bizneset e djalit, që i mban me firmën e kryeministrit Edi Rama. Kurse Gazment Bardhi bëri atë që bën më mirë, padi dhe kallëzim gojor”, thotë ish-deputeti.

Lini një Përgjigje