
Ditën e nesërme, Presidenti Bajram Begaj do të presë në zyrë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ajo do vijë në Tiranë në kuadër të Forumit të Investimeve EU-WB6, ku pjesëmarrës janë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.
Takimi mes Begajt dhe Von der Leyen do të zhvillohet ora 09:10- 09:45 në Presidencë.
“Presidenti Begaj do të presë nesër në Presidencë, Presidenten e Komisionit Evropian znj. Ursula Von der Leyen.
Takimi do te zhvillohet nga ora 09.10- 09.45. Ju faleminderit!”-njofton Presidenca.
Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
I mbështetur nga Komisioni Evropian, ky Forum është pjesë e strategjisë më të gjerë të BE-së për të promovuar integrimin rajonal dhe konvergjencën socio-ekonomike, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë rajonin.
Lini një Përgjigje