Kryetarja e Forumit të grave socialiste në Mat, Suzana Pasha Hoti, ka shpallur kandidaturën si e pavarur për bashkinë e Matit, në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit.
Kjo është një surprizë e këtyre zgjedhjeve, duke parë angazhimin e saj partiak për PS në bashkinë e Matit.
Vetë kryetarja e gruas e PS pranon se ka mbështetur reformat e ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria socialiste, sepse ato kanë pasur në qendër gruan, qytetarin, zhvillimin, njeriun punëtor dhe profesionistin e ndershëm.
Në një postim në facebook, Hoti shkruan se si një bijë e Matit, ajo dëshiron që të përfaqësojë matjanët në këtë sfidë, duke premtuar se do të kontribuojë në ndërtimin e një shteti social, në forcimin e institucioneve dhe në zhvillimin ekonomik progresiv për tërë shtesat e komunitetit.
Ndërkohë në Mat, PS do të kandidojë Altin Bojnin, kandidaturë që u propozua nga strukturat vendore të PS. Altin Bojni është me profesion financier dhe aktualisht mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Postës dhe drejtorit të burgut të Burrelit.
Postimi i plotë
Unë jam Suzana Pasha Hoti
Një bijë e Matit me rrënjë me zemër dhe me përgjegjësi qytetare.
Kam lindur, jetuar dhe kontribuar në këtë vend, dhe gjatë gjithë jetës time nuk jam shkëputur kurrë prej Matit dhe Matjanëve tanë të dashur.
Sepse kur je e lidhur me shpirt dhe me zemër me tokën ku je lindur, me Matin dhe Matjanët që ka bërë histori , nuk e braktis dot, por i qëndron pranë në ditë të mira dhe të vështira.
Prej më shumë se 25 vitesh jam në shërbim publik me dashuri dhe profesionalizëm në shërbim të komunitetit Matjanë
Kam qenë pranë njerëzve në punë konkrete, në përfaqësim dhe në përpjekje për të zgjidhur hallet e tyre.
Për 17 vite kam drejtuar organizatën e grave socialiste të Matit – një rol që më ka dhënë mundësinë të dëgjoj, të kuptoj, të reagoj ndaj nevojave të vërteta të komunitetit.
E di mirë sa e vështirë është të punosh fort dhe të mos dëgjohesh.
Prandaj sot nuk kërkoj vetëm një votë.
Kërkoj besim.
Mirenjohje dhe fit ore o Socialiste e paper kultur fitofsh dhe qendrofsh kryelarte.Antar I Partise Socialiste Shwiperise qe nnga theme limited I saje
Bravo zonja, Te uroj suksese Dhe ju beje thirrje gjte matjanve,te te votojne, Nje femer Punon,me ndersmerisht,se nje mashkull Korruotohet me veshtersi,ose kurr,jepni voten bijes tuaj, Ssa jua emronnga tirana edi rama.