TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Tetor 2025, 14:10

Zgjedhjet e 9 nëntorit, 3 parti dorëzojnë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar; PD çon emrat për komisione

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 9 nëntorit, 3 parti dorëzojnë në KQZ

Në 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki të vendit: Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Në këtë kuadër, Partia Socialiste, LZHK dhe "Shqipëria Bëhet", kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për tu regjistruar si parti për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Ndërkohë Partia Demokratike, edhe pse nuk do të ketë kandidatë dhe nuk do ta ketë emrin në fletën e votimit, mësohet se ka dorëzuar në KQZ emrat/anëtarët e saj për KZAZ-të (Komisionet Zonale Zgjedhore).

PD do ketë anëtarët në KZAZ, në Qendrat e Votimit dhe numërues në Grupet e Numërimit.

Ndryshe nga PS, PD e Berishës po mbështet kandidatë të pavarur.

Ndërsa Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt në bashkinë e Cërrikut do të garojë me kandidatin Eligert Hima.

Lini një Përgjigje