
Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza të forta ndaj deputetëve që mësynë në Mëngjesin e Lutjeve.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se të gjithë shkojnë në Uashington për të bërë foto.
Por sipas saj, ta dinin kongresmenët e senatorët se sa të korruptuar janë politikanët shqiptarë, nuk do i takonin kurrë.
“Këto ardhjet tuaja tek mëngjesi i lutjeve në Washington DC të dashur politikanë shqiptarë, thjesht per të bërë disa foto dhe për t’i shpërndarë në media, a thua se keni ndonjë miqësi të konsoliduar me kongresmenë amerikanë, të përzien stomakun.
Shumica e fytyrave që kam parë në fotot që qarkullojnë janë të korruptuar kokë dhe këmbë, dhe duhet të ishin gjykuar tashme nga SPAK. Ta dinë këta amerikanë çfarë monstrash jeni, më besoni, as sytë nuk do t'ju hidhnin.
Nuk ka foto dhe takim që do t'ju shpëtojë. Të gjithë pa përjashtim, do dilni përpara drejtësisë sepse shume dëme i keni bërë atij populli”, shkruan ajo.
Lini një Përgjigje