TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2023, 18:24

Vijon ‘ping pong-u’ me reformën zgjedhore, Klosi: E kemi detyrim nga raporti i OSBE-ODIHR, por opozita ka krijuar ngërç!

Shkruar nga Pamfleti

Vijon ‘ping pong-u’ me reformën zgjedhore, Klosi: E kemi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi krahas përgatitjeve dhe detajeve që dha për Kongresin, i cili do të mbahet më 8 dhjetor, foli edhe për reformën zgjedhore.

Në një intervistë për emisionin ‘News Line’, ai theksoi se kjo është një çështje, për të cilën palët politike duhet të gjejnë konsensusin politik.

 Klosi theksoi se Partia Socialiste është e qetë dhe po pret që  këtë ngërç ta zgjidhë vetë PD, ku pjesët e saj vijojnë përplasjen për emrat se kush do jetë bashkëkryetarë i Komisionit të Reformës zgjedhore.

Në këto kushte, Klosi theksoi se PS-ja nuk i ka votat e mjaftueshme për ta miratuar këtë reformë dhe për këtë duhet të arrihet një konsensus nga të gjitha aktorët politikë.

Është e vërtetë, është një nga detyrimet që kemi nga raporti i OSBE-ODIHR. Ka gjëra për të përmirësuar, dhe ka disa problematika që duhen zgjidhen nga raporti. Kjo kërkon një dakrodësi nga të dyja krahët politik. Vota është ajo që kërkohet konsensuale. Logjika e kërkon që të ketë një komisioni bipartizan, që të gjitha palët të japin mendimet e tyre. Ka qenë një debat absurd nga opozita, nga të katërta degët e opozitës në parlament se kush do ta drejtojë atë komision.

Nuk kanë një listë përfaqësuesish, por ne jemi të gatshëm dhe ne kemi marrë pjesë në të gjithë tryezat. Ne presim me shumë qetësi vendimmarrjen e partive të djathta se kush do jenë përfaqësuesit e tyre në këtë tryezë. Po presim të vijnë përfaqësuesit e tyre në komision dhe kjo është një nga absurdet, sepse ata zihen se kush janë bashkëkryetarët. Konsensusi nuk është në komision, pro vendimmarrja është në parlament, pasi vota e përcakton. Reforma zgjedhore do bëhet kur ata do vijnë dhe do ulen në komisionet bipartizane”, tha ai.

klosi refoma zgjedhore

Lini një Përgjigje