Nuk duan të largojnë bandën e vjetër sunduese të policisë së shtetit në këto 30 vite tranzicion, që është e lidhur në shërbime e interesa me mafien politike shtetërore, është kapur nga krimi dhe është zhytur në korrupsion e ka vënë pasuri të shumta...
Edhe rasti i fshehjes së dhunës ndaj fëmijës 3-vjeçar në një kopsht, përforcoi bindjen se kupola e policisë së shtetit, që nga zyrat e Muhamet e Rrumbullakut e deri në strukturën bazë të njësive speciale, drejtorive në prefektura e komisariateve në rrethe është e zhytur në krime e korrupsion.
Nuk e paragjykojmë nismën e ministrit Taulant Balla për “Vetëpastrimin e policisë”, por vetëpastrimi bëhet me proces vettingu dhe jo me shkarkime, pezullime, kallëzime e përjashtime rastësore, vetëm kur përfshirjet e policëve në krime e korrupsion denoncohen nga mediat.
Qysh prej marsit 2018 kur nisi e deri sot, vettingu në polici nuk është lejuar të bëhet nga 3 drejtorët e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, Gledis Nano e Muhamet Rrumbllaku dhe nga 4 ministrat e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj, Bledar Çuçi e së fundi Taulant Balla.
Pasi kaluan vetëm 32 zyrtarë policie në proces verifikimi në vitin 2018, nga të cilat 23 dolën “blozë”, procesi i vettingut u bllokua dhe komisionet e jashtme u shkrinë, ndërsa ligji për vettingun ka ndryshuar 5 herë në 5 vite, me qëllim që procesi të zvarritet.
Nuk e dimë, nëse është bërë me urdhër të Bablokut apo mafies që komandon drejtuesit e policisë, por kemi marrë informacion, se ditën e enjte është bllokuar përsëri procesi i vettingut, që rifilloi në muajin qershor 2023 për 380 drejtuesit e lartë të policisë.
Nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nga Drejtoria e Përgjithshme Policisë dhe nga Ministria e Brendshme, është vendosur që vettingu për kupolën e policisë dhe Gardës, të ndërpritet dhe të rifillojë në muajin janar 2027, me justifikimin se është implementuar projekti i “Vetëpastrimit” me afat 2 vite dhe duhen pritur rezultatet e pastaj të rifillojë vettingu.
Ky është marifet për të lënë në krye të policisë bandën e vjetër sunduese të policisë së shtetit në këto 30 vite tranzicion, që është e lidhur në shërbime e interesa me mafien politike shtetërore, është kapur nga krimi dhe është zhytur në korrupsion e ka vënë pasuri të shumta.
Kundër vendimit për shtyrjen e vettingut të kupolës policore në muajin janar 2027, kanë reaguar ashpër drejtuesit e EUROPOL dhe FBI, të cilët janë pjesë mbikëqyrëse e procesit të vettingut dhe kanë marrëveshje me Ministrinë e Brendshme, për të larguar urgjent nga policia drejtuesit e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Sipas informacionit konfidencial që ka siguruar “Pamfleti”, rezulton se drejtuesit e EUROPOL dhe FBI, i kanë dhënë këtë ultimatum ministrit Taulant Balla e drejtorit Muhamet Rrumbullaku: - Bëni urgjent vettingun për 380 drejtuesit e lartë që kanë mbi 20 vite në detyra, ose do publikojmë prova tronditëse për secilin prej tyre dhe aferat kriminale që kanë bërë me politikanë e grupe mafioze.
Sinjali i parë i shtyrjes së vettingut përsëri, u dha me mos publikimin e rezultatit të hetimit për 36 drejtuesit e parë të policisë, megjithëse u njoftua zyrtarisht më 15 tetor, se më 31 tetor 2023 do publikoheshin emrat e drejtuesve të lartë policor, që do përjashtoheshin.
Por u anulua mbasi 26 prej tyre kanë dalë të lidhur me krimin dhe me pasuri të shumta, të siguruara nga lidhjet dhe aktivitet kriminale./Pamfleti
Lini një Përgjigje