
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të hënë ndryshime ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Rama ka bërë të ditur se do të kërkohen ndërhyrje ligjore, por nuk ka përmendur ende një nen konkret të Kodit të Procedurës Penale por mendohet se ndryshimet që mund të kërkohen mund të përfshijnë nenin 242, i cili aktualisht rregullon pezullimin e ushtrimit të detyrave për personat e zgjedhur nga qytetarët.
Pas takimit me grupin e PS, kryeministri ka ndarë 3 konkluzione nga gjithçka është diskutuar në mbledhjen me dyer të mbyllura. Fillimisht, ndalet te pezullimi nga detyra, që ai e thekson “paralizon jo vetëm funksionin, por edhe institucionin”.
Në këtë kontekst, supozohet se ndryshimet mund të bëjnë të mundur që përveç deputetëve dhe kryebashkiakëve, masa e pezullimit të shtrihet edhe tek anëtarët e qeverisë, Presidenti dhe funksionarë të tjerë të nivelit të lartë, duke zgjeruar kështu fushën e aplikimit të saj në raste të veçanta.
Kryeministri thekson gjithashtu se ndërhyrja synon të garantojë funksionimin normal të institucioneve, pa paralizime të detyrave kushtetuese dhe duke ruajtur pavarësinë e hetimeve dhe institucionet e drejtësisë. Pra neni që kërkon Rama të ndryshohet është "Neni 242 – Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik".
Do me thene ky do te vazhdoje te vjedhe paret e femijeve te Shqipetareve, duke ndryshuar ligjin me votet e Shqiptareve..Mire na e ben!
Një prostitutë shkon te hoxha i xhamisë së fshatit dhe i lutet: Hoxhë efendi, më bëj një duva, që ta bëj atë punë e mos të mba(mbarsem)". Hoxha nuk i dha garanci. Më vonë halli u zgjidh: fabrikimi i prezervativëve. Parlamenti tashti nuk ka në dorë të kthehet në prezervativ, sepse korrupsioni dhe lidhja e qeveritarëve me krimin e organizuar, ka ngelur me barrë.