Ish deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për vendimin e KQZ që vendosi ti heqë Fredi Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës.
“Qesharake! Mitsotakis denigron keq Ramën!”, thotë Maliqi.
Sipas tij, KQZ mblidhet t’i heq mandatin Bejlerit, i cili është pa mandat, pa bërë betimin dhe se kryeministri që e burgosi politikisht se shkarkon dot se nuk e la të betohej dhe nuk është Kryebashkiak në Detyrë.
'KQZ mblidhet t’i heq mandatin Bejlerit, i cili është pa mandat, pa bërë Betimin! Kryeministri që e burgosi politikisht se shkarkon dot se nuk e la të betohej dhe nuk është Kryebashkiak në Detyrë. Shtet qesharak, që s’njeh ligje, të “Drejtat e Njeriut”, Kushtetuta dhe kap Drejtësisë dhe çdo Institucion. Latë nam! Dështuat! Bejleri Europdeputet ju vazhdoni telenovelën e Ramës duke ju keqpërdorur. Çështja e Bejlerit do shkoj në “KAS”, “Kolegj Zgjedhor” dhe përsëri në “SPAK” me kallëzim.Qeshni pak se këtë shtet kemi, telenovelë me institucionet siç po bëhet me të dënuarin, keqpërdorurin Hajdarin e Kuçovës.
Miçotaqis ju dha mësim, ju tregoi forcën e ligjit dhe ju la zbuluar para ligjit para “Konvetës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, i tregoi Shqiperisë, Ballkanit dhe Europës së ju jeni pa dinjitet dhe s’njihni as Ligj as Kushtetutë! Bejleri Eurodeputet! Rama me gisht në gojë dhe Himarën do e drejtojë opozita! Rama le të ngrejë gishtat nga zjarret e Llogarasë dhe të ndaj legalizimet si zedhënësi i Artan Lames i cili pret fatin e Ilir Beqes. Së shpejti ky regjim do bjerë! E drejta do triumfojë! Shteti Ligjor dhe Demokracia do fitojë!', shkruan ai.
Lini një Përgjigje