Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka mbërritur këtë të premte në ambientet e KQZ ku po merr pjesë në mbledhjen për shqyrtimin që po bëhet lidhur me mandatin e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës.
Në nisje të mbledhjes, përfaqësuesja e tij ligjore u shpreh se është e paqartë mënyrë sesi KQZ është vendosur në lëvizje, pasi sipas saj rezulton se ka qenë kërkesa e një personi të vetëm.
“Procedura është e pavlefshme dhe ne kërkojmë pushimin e procedurës sepse është në tejkalim të kompetencave”, u shpreh ajo.
“Pra ju po thoni se i mundon shkaku që KQZ të vendosë në lidhje me mandatin, kështu?”, iu drejtua kreu i KQZ Ilirian Celibashi avokates së Belerit.
“Janë organe të tjera që vendosin, ju keni kaluar procedurat”, u shpreh ajo.
Ndërkohë administrata zgjedhore në relacion thotë se Beleri nuk mund ta ushtrojë detyrën e kryetarit të Bashkisë Himarë për shkak se është i dënuar me vendim të formës së prerë.
Në këto rrethana, thuhet në relacion se Beleri nuk mund të ushtrojë këtë detyrë për shkak të ndalimit që vjen nga ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Në rast se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk do të ketë një vlerësim ndryshe nga sa bën administrata e KQZ-së, atëherë do të duhet të shpallet vakanca dhe KQZ duhet të njoftojë presidentin, i cili brenda 45 ditësh nga marrja e vendimit do duhet të caktojë një datë për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës.
Lini një Përgjigje