TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2024, 22:21

Ashpërsohen gjobat për ndotjen e mjedisit, Kuvendi miraton ndryshime në 5 ligje 

Shkruar nga Pamfleti

Ashpërsohen gjobat për ndotjen e mjedisit, Kuvendi miraton ndryshime

Janë miratuar ndryshimet në pesë ligje që lidhen me mjedisin janë miratuar këtë të enjte në Kuvend.

Ligjet parashikojnë ashpërsim të gjobave për ndotjen e mjedisit, si dhe këto masa administrative kthehen në titull ekzekutiv.

Këto ndryshime përfshijnë fushën e mjedisit, biodiversitetit, menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe cilësisë së ajrit.

Ndryshimet u referohen 5 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedisit”,  ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Lini një Përgjigje