
Mazhoranca ka depozituar një rezolutë për Autoritetin e Dosjeve, ku i kërkon që të zbulojë spiunët në politikë, ndërkohë prej dy vitesh zvarritet dosja e spiunit I.M...
Shahen, akuzohen dhe çfarë nuk i thonë njëri-tjetrit, por në fund të ditës i mbulojnë aferat e tyre. E kemi fjalën për politikanët, të cilët tallen me qytetarët.
Në vitin 2022, politika e Tiranës u trazua nga një shkresë e Autoritetit mbi Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit, ku pretendohej se ish-presidenti Ilir Meta kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret të diktaturës. Sipas AIDSSH, ai kishte spiunuar shokun e fakultetit që donte të arratisej.
Kaq u desh dhe PS u hodh menjëherë në sulm, duke propozuar disa ndryshime ligjore që të nxirrej Ilir Meta nga politika. Në valle u fut dhe grupi i Bashës (drejtohej nga Alibeaj në atë kohë), pasi me 94 vota u miratuan ndryshimet në ligjin për hapjen dosjeve, duke lejuar Autoritetin që të verifikojë edhe personat që kanë qenë subjekt i komisioneve "Bezhani" dhe "Mezini", pra politikanët.
Falë ndryshimeve u shfuqizua pika 4 në nenin 29. Ky nen shprehej se personat që janë verifikuar nga komisionet “Bezhani” dhe Mezini” nuk i nënshtrohen verifikimit. Pra ky nen bllokonte hapjen e dosjes për ish-presidentin Ilir Meta.
Por ky nen ka 2 vite që është rrëzuar dhe ne sot nuk kemi asnjë të dhënë qoftë për Ilir Metën, qoftë për 6 a 7 emra të tjerë në politikë që kanë qenë sigurimsa. AIDSSH dhe Kuvendi luajnë me njëri-tjetrin, teksa duket se shou ka vijuar edhe sot.
Mazhoranca ka depozituar një rezolutë për Autoritetin e Dosjeve, ku i kërkon që të zbulojë spiunët në politikë. “Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit për vitin 2024 të angazhohet në këto drejtime: Të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, për riverifikim të figurës së zyrtarëve të pajisur më parë me certifikatë pastërtie nga komisionet “Bezhani” e “Mezini”; Të bashkëpunojë me KQZ për ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor ekzistues lidhur me integritetin e zyrtarëve, Kodit Zgjedhor, apo ligjit për partitë politike në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të angazhohet për verifikimin e të gjithë kandidatëve në zgjedhje”, thuhet aty. Kur PS ka 2 vite që tallet me dosjen e Metës, si mund të kërkojë tani që të dalin në dritë të dhënat e komisioneve “Bezini” dhe “Bezhani”.
Lini një Përgjigje