TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2024, 11:19

La qelinë dhe shkoi në KQZ, flet Fredi Beleri : Më lini të betohem, pastaj të më shkarkojë Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
La qelinë dhe shkoi në KQZ, flet Fredi Beleri : Më lini të
Fredi Beleri

Fredi Beleri, i shoqëruar nga forcat e rendit, ka dalë nga burgu për të shkuar në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ pranoi kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për t’u dëgjuar si palë në procesin ku do të shqyrtohet dhe merret një vendim për vlefshmërinë e mandatit të fituar prej tij në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Sipas tij, ai duhet që të betohet, më pas është këshilli i ministrave që e shkarkon.

Beleri akuzoi Edi Ramën se po kërkon që të mos e shkarkojë vetë, por të nxjerrë ‘gështenjat nga zjarri’ me duart e KQZ-së.

'Nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin e sotme, dikush do të nxjerrë gështenjën nga zjarri me duart e KQZ. Të gjithë institucionet janë bërë pjesë e padrejtësive që më janë bërë mua. Siç erdha sot këtu, mund të kisha shkuar në Himarë të betohem.

Unë duhet të betohem jo të më shkarkojnë, jam i qartë që mandati im ka mbaruar. Duket arroganca e tyre, duan të bëjnë zgjedhje në mes të gushtit kur gjithë bota bën pushime dhe në Himarë bëjnë të ardhura për të gjithë vitin. Pse KQZ duhet t’i bashkohet kësaj. Kanë frikë se do shkojnë në burg. Kryetari në detyrë dhe gjysma e zyrtarëve të bashkisë janë subjekt i SPAK.', tha Beleri në KQZ.

fredi beleri

Lini një Përgjigje