TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2024, 11:04

E drejta e votës për emigrantët, Bylykbashi: Baseni më i madh i votave të lira, pse PS nuk pranon

Shkruar nga Pamfleti

E drejta e votës për emigrantët, Bylykbashi: Baseni më i

Nënkryetar i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë një tryeze me partitë, ku është diskutuar mbi reformën zgjedhore tha se vota e emigrantëve është baseni më i madh i votave të lira.

Bylykbashi tha se administrata publike nuk duhet të marrë pjesë gjatë fushatës zgjedhore, por kjo nuk është pranuar. Ai theksoi se për votat e emigrantëve mund të aplikohet sistemi me një postë ndërkombëtare.

Ai shtoi më tej se qëllimisht socialistët kanë diskutuar 4 vjet për të futur si një të drejtë votën e diasporës. Bylykbashi tha se ajo që keni kemi kërkuar është të hiqet Ministria e Brendshme dhe të jetë KQZ dhe kemi kërkuar një element që mos të jetë domosdoshmëri adresa e ligjshme e një shtetasi që ndodhet jashtë Shqipërisë, si kusht për të pasur të drejtën e votës.

Bylykbashi tha se janë mbi 2.2 mln shqiptarë që jetojnë jashtë, ndërkohë që të regjistruar janë vetëm 18 mijë, ose më pak se 1%, madje edhe këta të zgjedhur në mënyrë selektive.

Deputeti i PD-së, i cili është edhe bashkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, tha se socialistët nuk kanë vullnet për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me votën e emigrantëve, për të cilat tha se janë një basen që jo vetëm nuk mund të kapen, por mund të ndikojnë në rotacionin e pushtetit.

“Kemi kërkuar që të përfshihen penalitete në Kodin Penal, por nuk pranohet nga socialistët, pasi është sistemi i patronazhimit”, tha Bylykbashi.

Ai tha se i është mbyllur dera në çdo rast çdo mundësie për rotacionin politik përmes votave. Bylykbashi ka vënë theksin te koalicionet zgjedhore që nuk lejohen, ndërsa u shpreh se nëse do të kishim koalicionet, do të kishim një Parti Socialiste me 69 mandate, pa pasur mundësi që të kishte mandatet e nevojshme për të formuar qeverinë, ndërkohë që në 2021-in, përfitoi 5 mandate shtesë, duke shkuar në 74.

 

Lini një Përgjigje