
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi ka reaguar pas njoftimit të mbledhjes online nga Sekretariati i Etikës, ku dhe u përjashtuan 4 nga deputetët e PD-së.
Korreshi me anë të një e-maili ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet fizikisht dhe të mos sillen si partia mëmë e tyre me metoda komuniste të përjashtimit në masë pa diskutime.
“Po pak turp nuk keni. Prap me online. Si anëtar i komisionit kërkoj qe mbledhja te zhvillohet fizikisht.
Kërkoj të njoftohen deputetet që kërkoni si parti komuniste të përjashtoni të japin versionin e tyre të ngjarjeve. Na i keni bere këto kërkesa si përshkrimi i sigurimit te shtetit në kohët”, shkruan Korreshi.
Kujtojmë se përjashtimi i deputetëve të PD-së u kërkuar nga deputetët e PS-së duke marrë shkas nga tensionet në Kuvend.
Bëhet fjalë për 6 deputetë, konkretisht; Flamur Noka; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi; Albana Vokshi; Sorina Koti dhe Flamur Hoxha.


Lini një Përgjigje