
Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë, 4 deputetë të opozitës, pas trazirave që ndodhën në seancën e fundit plenare.
Deputetët e përjashtuar janë; Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Flamur Hoxha. Ndërsa shpëtuan pa masë ndëshkuese, Sorina Koti dhe Albana Vokshi.
Kujtojmë si ky vendim erdhi pas kërkesës së deputetëve të PS-së, të cilët kërkoni që komisioni i Etikës të marrë masë ndaj 6 deputetëve të PD.
Në shkresën e grupit të PS drejtuar Lindita Nikollës, thuhej ndër të tjera se kërkohet të merret masë disiplinore ndaj 6 deputetëve për shkak se kanë përsëritur disa herë bllokimin e seancën plenare.
Lini një Përgjigje