TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2023, 13:48

Pse Berisha s’mund të krijojë më një parti të madhe politike?

Shkruar nga Pamfleti
Pse Berisha s’mund të krijojë më një parti të
Sali Berisha

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se ish kryeministri Sali Berisha nuk mund ta pengojë drejtësinë që të bëjë punën e saj.

Kadilli thotë Berisha gjithmonë i është shmangur drejtësisë dhe është mbrojtur nën flamurin e Partisë Demokratike.

Sipas Kadillit, Berisha nuk mund të krijojë më një parti të madhe politike dhe shtoi se qëndrimet e grupit të tij janë radikale.

“Kujdesi i ndërkombëtarëve për funksionimin e demokracisë nuk ka munguar kurrë. Janë shumë seriozë kur vjen fjala për funksionimin e parlamentit. Opozita po tallet me shqiptarët. Dalloj 3 gjëra të ndryshme. Janë qëndrimet që mbajnë palët e strukturuara të opozitës, rrugët që zgjedhin, dhe çfarë është e ardhmja e tyre. Si qëndrime, PD zyrtare ka pasur qëndrime korrekte, por inekzistente. Politika nuk mjaftohet me qëndrime, por duhet sjellje. Sjellja e PD së Bashës, është inekzistente, e papranueshme. Çdokush që i është afruar Berishës, në atë mbledhje vonohet qëllimsht që të tregojë që është ai kryetari. Qëndrimet e tyre janë radikale, sjellja e tyre është guerrilase. E ardhmja e tyre është rrudhje dhe tkurrje. Zoti Berisha nuk mund të bëjë më parti të madhe politike.

Nuk e pengon dot, sepse drejtësia që po ndodh në Shqipëri, është proces që ka më shumës se 1 dekadë që po ndodh në rajonin tonë. Kjo ndodhi në Bullgari, Maqedoninë e Veriut, Kroaci, po ndodh edhe në Shqipëri. Leksioni që mori më 14 maj opozita, nuk i mjaftoi. Kjo nuk është opozita që i jep përgjigje qytetarëve. Vota e 14 majit nuk mund të harrohet.

Berisha gjithmonë i është shmangur drejtësisë, është mbrojtur në kurriz të Partisë Demokratike. Kjo është një padrejtësi e madhe që i ka bërë Partisë Demokratike. Kjo nuk bëhet nën flamurin e Partisë Demorkatike. Nuk po akuzoj zotin Malltezi, e vendos drejtësia. Nuk mund t’i fshihesh në një moment drejtësisë. Zoti Berisha duhet të ballafaqohet me drejtësinë si çdo njeri. Nuk ia fal dot që mbrohet nën flamurin e Partisë Demokratike. Shqiptarët kanë më shumë frikë nga zoti Berisha se nga zoti Rama. Ky është gogoli i politikës shqiptare, i dyti Rama, i treti Meta, i katërti ndoshta Basha”, theksoi ai.

fatbardh kadilli

Lini një Përgjigje