TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2023, 14:31

PS kërkon përjashtim të 6 deputetëve që bllokuan Kuvendin, Korreshi: Turp, veproni si parti komuniste

Shkruar nga Pamfleti
PS kërkon përjashtim të 6 deputetëve që bllokuan
Saimir Korreshi

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, pas njoftimit që ka marrë nga sekretariati për mbledhjen e Komisionit të Etikës sot në orën 15:00, online, ka reaguar menjëherë.

Duke kthyer përgjigje në e-mail, shprehet se kjo që ndodh është si në kohën e komunizmit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet online dhe se deputetët që janë në listën e PS dhe që kërkohet të përjashtohen, duhet të jenë në mbledhje dhe të japin versionin e tyre lidhur me atë që ndodhi seancën e shkuar në Kuvend.

Po pak turp nuk keni. Prap me online. Si anetar i komisionit kerkoj qe mbledhja te zhvillohet fizikishte. Kerkoj te njoftohen deputetet qe kerkoni si parti komuniste te perjashtoni te japin versionin e tyre te ngjarjeve. Na i keni bere keto kërkesa si përshkrimi i sigurimit te shtetit ne kohet”, shkruan Korreshin në email.

saimir korreshi

Lini një Përgjigje