TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2023, 15:22

Paralajmëroi protesta, Berisha i dyzuar: Na duhet kohë të bindim shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëroi protesta, Berisha i dyzuar: Na duhet kohë të bindim

Ish-kryeministri Berisha tha se është i vetëdijshëm për humbjen e mbështetjes popullore.

Në një konferencë me gazetarët të zhvilluar ditën e sotme, Berisha pranoi se nuk mund të thërriste protestat pasi nuk ka bindur ende shqiptarët. 

“Protestat do të jenë tani gjer në realizimin e qëllimeve të plota, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. Kjo është shpall betejë pa kthim.

Në lëvizje, nuk duhet të gjykohet lëvizja. Lëvizja duhet të gjykohet me persistencën e saj. Po ajo ka ondulacionet e veta, ajo ka kulme dhe rënie, i ka të gjitha. Rëndësi kapitale ka persistenca. Dhe unë e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi. Na duhet edhe pak kohë. Na duhet, sepse pasi të bindim shqiptarët për gjëmën që ky u bën atyre, duke konfiskuar Kushtetutën, atëherë do shohë se çfarë rreziku”, tha Berisha.

berisha rama proteste

Lini një Përgjigje