TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2023, 17:41

“Opozita po humbet besimin”, ish-deputeti Kadilli: PD duhet të prodhojë alternativa, jo të përfundojë si guerilasit

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita po humbet besimin”, ish-deputeti Kadilli: PD duhet të

Ngjarjet e fundit në Kuvend kanë tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare ku disa nga ambasadat kanë reaguar dhe kanë kërkuar dialog mes partive. Ish deputeti i PD, Fatbardh Kadilli gjatë një interviste tha se i takon opozitës të krijojë një zgjidhje, por vazhdon të bëjë të kundërtën.

Kadilli tha se opozita nuk duhet ta quajë si bandë kriminale SPAK-un, pasi në vend të kësaj duhet t’i japë moral duke bashkëpunuar.

“Opozita ka për detyrë të prodhojë alternativë, që do të thotë se duhet të jetë e ndryshme nga qeveria dhe e dallueshme aq sa është plusi nga minusi. Në vend që të bëjë këtë gjë, po bën gjera të papranueshme. Po të ketë nevojë shoqëria për të shpërthyer, nuk shpërthen deputeti. Të jetë ashtu vinin njerëzit nga ana e anës dhe tërhiqnin zvarrë Ramën.

PD nuk merr dot merita, as pjesa e foltores pasi quan si bandë terroriste SPAK-un. Në vend që ta quajë aleat, t’i japë moral. Kjo drejtësi që ne kërkojmë sot është të shembë çdo tra të kalbur, dhe ketë e bëjmë duke e mbështetur me bashkëpunim. Jo duke thënë që janë grup terrorist, janë horra. Këta horra e rrëzuan Ahmetajn, në burg Tahiri e shumë e shumë të tjera”, tha ai në “News24”.

Më tej ai shtoi se edhe ndërkombëtarët e dinë që qeveria, por opozita nuk duhet të jetë me dy standarte pasi është më pak e besueshme për qytetarët. Sipas tij partia Demokratike po katandiset si guerelis.

“Që qeveria është e keqe dhe po abuzon e dimë ne dhe ndërkombëtarët. Por ndërkombëtarët thonë ca gjëra dhe për opozitën. Opozita nuk duhet të jetë me dy standarde pasi nuk është e besueshme. Nuk mund të jetë e mirë drejtësia kur liron Malltezin dhe e keqe kur e arrestoi, unë vetë kam thënë që nuk duhej arrestuar.

Çdo shoqëri ka ekstremistë, por sa për qind ka? Kjo parti e madhe Demokratike ku do katandiset, te guerilasit? Mund ta nisi si guerrilasit siç e nisi Albin Kurti dhe u bë kryeministër, po jo ta nisësh si kryeministër dhe të përfundosh si guerilis”, u shpreh Kadilli.

fatbardh kadilli kuvendi opozita

Lini një Përgjigje