
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim me demokratët e njësisë 4 në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu shkruan se demokratët janë të bashkuar dhe në sulm frontal ndaj regjimit të mobokracisë.
“Sot në mbledhje me demokratët e njësisë 4 në Tiranë, të bashkuar dhe në sulm frontal ndaj regjimit të Mobokracisë. Vendi po rrëshqet drejt varfërisë ekstreme ku pushtetarët mbushin llogarit bankare me paratë e qytetarëve”, shkruan Balliu.
Ndërkohë, opozita ka thirru një protestë më 29 tetor ora 17:00 ku do të bllokohen rrethrrotullimet kryesore në Shqipëri.
Lini një Përgjigje