TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2024, 21:34

"Vetëm burgun kishte mbetur pa e provuar", Valteri 'shpërthen' ndaj Metës: Ka ngelur vetëm si qen, edhe familja e ka braktisur

Shkruar nga Pamfleti

"Vetëm burgun kishte mbetur pa e provuar", Valteri

Ish-deputeti Halit Valteri ka folur lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai tha se Meta i kishte provuar të gjitha pozicionet në qeveri, por sipas tij vetëm burgu i kishte ngelur pa provuar.

Valteri shton se ka ngelur vetëm, pasi është braktisur nga familja dhe miqtë.

“Ilir Meta është një personazh që Shqipëria i ka falur shumë, ka drejtuar të gjitha instancat dhe i kishte ngelur vetëm burgu pa provuar. Ka ngelur vetëm si qen, është braktisur nga familja dhe miqtë. Nuk meriton vëmendje, por duhet t’i kthejë miliona euro vendit”, u shpreh Valteri për “A2 CNN”.

“Meta na ka vjedhur të ardhmen, me dashakeqësinë që e karakterizon ka lënë shumë vite pas Shqipërinë. Aktivitetin politik e ktheu në përfitim të vetes”, përfundoi Valteri.

Lini një Përgjigje