
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi ka zhvilluar takime me kryesinë e kësaj force politike të këtij qyteti.
Në qendër të diskutimeve ishte situata ku ndodhet vendi, që sipas tij po rrezikon të rrëshqasë drejt një diktature.
Luçiano Boçi kërkoi nga qytetarët shkodranë angazhim maksimal mbi organizimin e vazhdimit të mosbindjes civile më 29 tetor, si një përgjigje ndaj pushtetit anti-kombëtar.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe mbi hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD Shkodër.
“Takime intensive me kryesinë e PD Shkodër!
Shqipëria po rrëshqet drejt një diktature absolute.
Me kryesinë e PD dega Shkodër u diskutua mbi organizimin e vazhdimit të mosbindjes civile me 29 tetor, si një përgjigje ndaj këtij pushteti anti-kombëtar!
Gjithashtu diskutuam edhe mbi hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD Shkodër.
Angazhim maksimal i demokratëve të Shkodrës deri në rrëzimin përfundimtar të pushtetit të bandave dhe të krimit!”, shkruan Boçi.
Lini një Përgjigje