
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka komentuar arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Tabaku theksoi se presidenti i Partisë së Lirisë duhet të përballet me drejtësinë. Ajo shprehet se Meta dhe Kryemadhi tashmë duhet t’i dalin përballë drejtësisë, teksa shton se duhet të qëndrojmë larg “gjyqeve popullore”.
Tabaku thotë gjithashtu se kreu i PD-së Sali Berisha dhe deputetët e arrestuar t’i dalin para drejtësisë
“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të përballet me drejtësinë, të mos kthehemi në kohën e gjyqeve popullore. Si Meta, ashtu edhe Sali Berisha e deputetët e arrestuar të përballen me drejtësinë.
Ndërsa, për Salianjin do thosha se jemi në një rast më të rëndë, pasi ai u dënua thjesht për një denoncim. Të qenit të Berishës në “arrest shtëpie” është diçka, që duhet të na japë forcë, për përbashkimin e PD dhe frontit opozitar”, tha Tabaku për “News 24”.
Lini një Përgjigje