TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2024, 19:45

Rama në New York, Berisha: Bën sikur i dhimbsen pensionistët, shijoi ndjeshjen ku kushton 20 mijë euro bileta

Shkruar nga Pamfleti

Rama në New York, Berisha: Bën sikur i dhimbsen pensionistët,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë në SHBA. Ai u shpreh se Rama u prit në New York me protesta.

Kreu demokrat u ndal dhe te pensionistët, i cili tha se “Rama bën sikur i dhimbsen pensionistët dhe shkoi në ndeshje ku bileta kushton 20 mijë dollarë”.

“Vëllezër dhe motra, udhëtimi i këtij banditi, këtij krimineli, me suitën e tij, a e patë, kishte marrë me vete edhe Vangjel Tavon, njeriun që nuk është as shqiptar, as grek, por ka vetëm moralin e hajdutit të Edi Ramës.

Vërshuan për të zënë nga një vend në sallë.

Para takimit, ata që qanin hallet për pensionet, ai që ka gozhdë që kur erdhi në pushtet çështjen e pensioneve të pensionistëve, shkoi me mace e me minj, me të madh e me të vogël në ndeshje ku bileta ku kushton siç 10 deri në 20 mijë dollarë.

Kurse salla kushton 250-300 dollarë për person. Ja pra pensionet dhe gozhda e hajdutit të pashpirt.

Miqtë e mi, bashkatdhetarët tanë të pamposhtur, patriotë të flaktë, me protestën e tyre të sotme i bëjnë thirrje çdo shqiptari kudo të jetë ta presë me domate, ta presë me vezë, ta presë me protestë kryehorrin e kombit, kryehajdutin e kombit, kryetradhtarin e kombit Edi Rama, në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare, kudo që të jetë, në Shqipëri, në Europë dhe kudo.

Shqiptarët në këmbë është kushtrimi që vjen nga Nju Jorku.

Miqtë e mi, po në qoftë se bashkëatdhetarët tanë guximtarë e pritën siç meritonte kryehajdutin e kombit, si duhet ta presë Fieri lubinë e kombit, si duhet të presë Shkodra hajdutin e kombit, si duhet të presë Lezha Ulziun e kombit, si duhet t’i presin rrethet tona këtë racë hajdutësh antishqiptarë që po shfarosin kombin. Me vezë, domate, protesta, beteja.

Ndaj dhe le të na frymëzojë ne protesta në sallë dhe jashtë salle e bashkatdhetarëve tanë”, tha Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve.

Lini një Përgjigje