TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2024, 21:20

Meta i armatosur në momentin e arrestimit? Tedi Blushi: Pallavra që gatuhen te kuzhina e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Meta i armatosur në momentin e arrestimit? Tedi Blushi: Pallavra që

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka folur rreth arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pasi dënoi dhe inskenimin e arrestimit të Metës, Blushi rrëzoi dhe pretendimet se ish-presidenti ka pasur armë në momentin e arrestimit dhunën.

“Meta jo vetëm që nuk ishte i armatosur, por edhe kur ka qenë president ka refuzuar Gardën, pasi nuk ka pasur nevojë. Këto janë pallavra që gatuhen nga kuzhina e ndyrë e Edi Ramës. Po të kishte armë do të kishin dalë në media nuk diskutohet. Nuk e dinim për një orë se ku ishte Meta. E dimë që në Shqipëri ka njerëz të zhdukur dhe që nuk dihet ku janë. Komunikova me Gardën dhe Policinë dhe nuk e dinin ku ishte”, tha Blushi për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje