TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2024, 20:03

“Më shpallën ‘non grata’ se mbrojta interesin kombëtar”, Berisha: Beteja më e madhe e jetës time politike

Shkruar nga Pamfleti

“Më shpallën ‘non grata’ se mbrojta interesin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot 300 ditë që ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për korrupsion.

Në tubimin në “Rrugën e Shpresës”, Berisha është shprehur se këto 300 ditë kanë qenë ditët e betejës më intensive, më të motivuar të gjithë jetës së tij politike.

Ndër të tjera, kreu i PD-së tha se ai u shpall ‘non grata’, pasi mbrojti interesin kombëtar.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme se kurrë ndaj jush, misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt, oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që u përcjellin shqiptarëve çdo natë të vërtetat e narkodiktaturës, por edhe mesazhet e shpresës, frymëzimit dhe fitores.

Të dashur miq!

Sot u bënë 300 ditë që Edi Rama urdhëroi parlamentin dhe mercenarët e tij të Skapit, të vendosin arrestin tim në shtëpi, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë shkelje ligji, po vetëm e vetëm si kundërshtar politik që i tmerron ata dhe mafien ndërkombëtare.

Mafia ndërkombëtare, diplomatë të korruptuar që bënë grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare, vetëm e vetëm që të gjitha pushtetet ti kishte narkodiktatori, vegël e shpifur e tyre, Edi Rama dhe që po me këtë skenar, kërkuan publikisht persekutimin e Sali Berishës sikur Shqipëria të mos ishte një vend sovran, partner, anëtar i NATO-s, por thjeshtë një vend vasal për ta trajtuar atë si një koloni.

Por miqtë e mi, Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare që shpalli ‘non grata’ Sali Berishën vetëm e vetëm se mbrojti interesin kombëtar, e bënë atë në mënyrë të panevojshme, më krenar për qëndrimet e tij, më shumë se kurrë.

Ata bënë gjithçka me Edi Ramën për ta arkivuar Sali Berishën në banesën e harresës, madje shkuan gjer aty sa tu tregojnë atyre që përmbysën diktaturën më staliniste të Europës, barin që u tregonte Enver Hoxha, por me të gjitha këto dështuan në turpin e tyre të thellë”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje