TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2023, 16:05

Vazhdon ping-pogu me mandatin e Xhaçkës, Këshilli i Legjislacionit i lë 3 javë kohë ekspertit t’u përgjigjet pyetjeve, opozita: Tallje!

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon ping-pogu me mandatin e Xhaçkës, Këshilli i

Këshilli i Legjislacionit i la kohë 3 javë ekspertit Krenar Loloçi për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Këshillit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen “Xhaçka”.

Rreth 10 pyetje ekspertit iu drejtuan nga deputetët socialistë dhe disa pyetje edhe nga Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, Gazment Bardhi akuzoi palët e maxhorancës se me marrjen e ekspertit po kërkojnë të zvarrisin zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutës.

“Siç e kemi paralajmëruar është thjesht strategji për të zvarritur zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, strategji për të marrë në mbrojtje ministren Olta Xhaçkën. Thatë se do e zgjidhnit vetë ekspertin, duhet të bëni publik emrin e tij. Na japin leksione për reformën në drejtësi dhe në një sprovë për të zbatuar vendimin e gjykatës, ju po e zvarrisni. Kanë marrë dhe dy muaj kohë pushim, sot kanë ndryshuar atë çfarë kanë thënë herën e kaluar. Do marrin  dhe 3 muaj kohë se do thonë eksperti ka shumë punë. Tallje e marre me gjykatën dhe kushtetutën, zvarritje e procesit. Nëse keni vendosur ta sfidoni gjykatën duhet ta bëni vetëm. Nuk ka çfarë të përmirësojë kuvendi në ligjet e reformës në drejtësi kur ju talleni me vendimin e gjykatës kushtetuese. Nuk jemi ne që vendosim nëse Xhaçka ka shkelur kushtetutën, por Gjykata kushtetuese. Keni një vit që po e zvarritni çështjen. Është absurd kjo që po bëni, zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese. Nëse doni të bëni tallje, profesionisti që merr detyrën për të dhënë opinion është të bëhesh pjesë e talljes. Ju vazhdoni talluni me reformën në drejtësi, liruat Tahirin dhe po mbroni Xhaçkën. Po merrni në mbrojtje ministren që ka marrë statusin e investitorit strategjik, çojeni në gjykatë dhe të vendosë gjykata. Qytetarët nuk kanë bukë të hanë. ministrja ka 5 mln euro për të bërë hotel në bregdet. Zonja ministre ka vendosur të shkelë ligjin dhe do të duhet të shkojë dhe të përballet në Gjykatë Kushtetuese. Çojeni të GJK dhe të vendosë Gjykata Kushtuese. Vendimi i gjykatës Kushtetuese na ka dhënë të drejtë ne, ju shkelët Kushtetutën, tani duhet të zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese dhe t’ia kaloni çështjen asaj gjykate për shqyrtim”, tha Bardhi. 

Ndërsa Enkelejd Alibeaj tha se Xhaçka sipas tij duket qartë që është marrë në mbrojtje nga mazhoranca, ndërsa shtoi se ekspertiza profesionale mund të keqpërdoret politikisht.

"Kuptova që eksperti ka pranuar thirrjen nga departamenti juridik. Kam përshtypjet që askush nuk  e krijon dot idenë  e plotë të detyrës që do të marrë përsipër, Që të vendoset në kushte optimalë për të marrë vendime apo jo, i duhet t’i bëhen me dije edhe disa karakteristika të tjera të procesit. Pra brenda një organi politik, të jetë zemra e ekspertizës, por që nuk i shpëton dot lojës meskinë të politikës dhe këto duhet t’i bëhen me dije ekspertit. Ekspertiza e dhënë profesionale mund të keqpërdoret politikisht dhe ky është një rrezik. Me shumë gjasë herët apo vonë nuk besoj që do të ndodhë që kjo çështje të mos shkojë në GJK. Mazhorancë duket qartë që e ka marrë në mbrojtje përfaqësuesin e vet në qeveri dhe do të përdorë atje leximin që eksperti i ka bërë çështjes dhe do të jetë ky argumenti kryesor që do të përdoret. Këto janë çështje që ju duhet të ja kishit bërë me dije ekspertit. Më vonë do të komplikohet, këto kisha për të thënë drejtuar Këshillit.", tha ai.

Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka është rikthyer sërish për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

olta xhaçka mandati opozita

Lini një Përgjigje