Sot u mblodh Komisioni i Ligjeve, ku raportoi edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Teksa foli në lidhje me punën e kryer nga SPAK, ai vuri në dukje shtimin e rasteve, sa i përket krimit të organizuar.
Ai tha se inkurajojnë që fokusi të drejtohet tek krimi i organizuar dhe asetet. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Manja citoi se ka një përparim për sekuestrimin e tyre.
"Vihet re një rritje e numrit të çështjeve sa i përket krimit të organizuar, ne inkurajojmë që fokusi duhet të drejtohet tek krimi organizuar dhe asetet që ka krimi organizuar, edhe pse ka një përparim për sekuestrimin e tyre. Ne rekomandojmë që të shihet me tjetër sy lufta ndaj krimit të organizuar. Kjo ka një impakt të rëndësishëm dhe në rritjen e besimit të opinionit publik në këtë drejtim”, përfundoi Manja.
Lini një Përgjigje