TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2023, 10:19

Flamur Noka thirret sërish në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Flamur Noka thirret sërish në SPAK
Flamur Noka në SPAK

Deputeti Flamur Noka është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Noka është thirrur nga Organi i Posaçëm, në cilësinë e deklaruesit për kallëzimin që ka bërë për zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj.

Kjo ështe hera e dytë brenda pak ditësh që Noka është thirrur në SPAK për të njëjten çështje. Noka tha për mediat se ishte thirrur për kallëzimin që kishte bërë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufit, për të cilën thotë se ka shantazhuar dhe kërcënuar qytetarët për votën.

Po ashtu Noka tha se është thirrur edhe për kallëzimin që ka bërë për aplikacionin Aktivisti, që sipas tij ka shërbyer për t’i ushtruar presion administratës për votën.

Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore Rilindja ka bërë një batërdi. Dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje, zonjën Malindja Bufi si kërcënuese shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështje të aktivistit, që po ashtu kërcënonte administratën. Të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do të disponojmë do ta paraqesim”, tha Noka herën e kaluar.

flamur noka spak

Lini një Përgjigje