TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2023, 14:12

Disfata më 14 maj, Tabaku: Të mbajmë përgjegjësi, deputetët duhet të reflektojnë

Shkruar nga Pamfleti

Disfata më 14 maj, Tabaku: Të mbajmë përgjegjësi,

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur në lidhje me situatën e Partisë Demokratike, ku theksoi se ka nevojë për reflektim.

E ftuar në Report Tv, Tabaku u shpreh se gjithsecili në PD duhet të shohë rezultatin e 14 majit dhe të shohë përgjegjësinë tek vetja.

E pyetur nëse do të marrë postin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se këtë do ta vendosë kryesia, e se për të rëndësi ka e mira e përgjithshme e PD-së. më tej, ajo shtoi se njerëzit janë lodhur me një PD e cila humb zgjedhje pas zgjedhje, prandaj sipas saj duhet të ndryshohet retorika që të jenë një forcë qeverisëse.

“Nuk ka rendësi se çfarë do të bëj unë, rëndësi ka e mira e përgjithshme dhe ku është PD sot. Situata në PD kërkon reflektim. Problemi është si t’i bëjmë gjërat ndryshe. Po lë të nënkuptoj që diskutimet do ja lë mbledhjes së kryesisë. E kam dhënë mendimin tim, unë mendoj se PD duhet të marrë kohë të reflektojë. Nuk dua ta paragjykoj vendimin e kryesisë. Unë jam vetëm një anëtarët e kryesisë. Ne duhet që tu rikthehemi diskutimeve me njerëzit. Kemi pasur një vështirësi komunikim në terren.

Duhet reflektim nga të gjithë deputetët e PD-së. Unë i pashë me trishtim rezultate e 14 majit. Ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë ndryshe. Unë besoj se gjithsecili duhet ta shohë rezultatin e 14 majit dhe të shohë përgjegjësinë tek vetja. Për mua ka qenë dëshpëruese rezultati i Shkodrës, i Kukësit i Tropojës, gjithkush duhet të shohë se ka mundësi të drejtojë. Unë besoj se nuk ka asnjë interes. Janë lodhur njerëzit me PD që humb zgjedhje pas zgjedhje, duhet ta ndryshojmë retorikën dhe të shohim a jemi gati ne që të jemi nesër një forcë qeverisëse.”, tha Tabaku.

disfata 14 maj tabaku deputet pergjegjesi

Lini një Përgjigje