TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Gusht 2023, 11:18

‘Ushtria e NATO-s mbjell kanabis’/ Ironizon deputeti i PD: Nuk e kanë për herë të parë që ushtria punon për 'narkot'

Shkruar nga Pamfleti
‘Ushtria e NATO-s mbjell kanabis’/ Ironizon deputeti i PD: Nuk e
Edmond Spaho

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar pas lajmit se ushtrarakët shqiptarë kanë kultivuar kanabis në bazën e Zall Herrit.

Në postimin e tij në Facebook, Spaho i është referuar reagimit të gazetarit Andi Bejtja, duke theksuar se këtë punë ushtarët tanë nuk e kanë për herë të parë.

Postimi i plotë:

I dashur Andi,

Alarmi yt eshte i drejte, por me nder ushtria jone e NATOs, dhe ata te NATOs ne Tirane qe bejne sehir, nuk e kane kete pune per here te pare.

Harrove se si ne vitin 2016 aeroportet ushtarake perdoreshin nga "mushkonjat" per transportin e kanabisit?

Kur "mushkonjat" e para rane ne beteje, Ministrja Kodheli vendosi blloqe betoni ne pista. A thua sikur pistat nuk ishin brenda territoreve te reparteve ushtarake qe ruhen me forca te armatosura. Pati edhe nje hetim atëkohë nga Prokuroria por zbuloi vërrën ne uje.

Me tej, Andi, harrove se si ne Karaburun fikeshin radaret ushtarake kur vinin dhe iknin "mushkonjat"? Po policët vlonjatë te ngarkuar si gomere duke transportuar mbi kurriz thaset me droge per tek "mushkonjat" apo gomonet, i harrove?

Po harrove o Andi se si oficeri ynë i inteligjences, atashuar prane NATOs ne Bruksel, u kap duke transportuar kokaine dhe u perzu me ceremoni nga Brukseli?

Ke te drejte o mik, nuk ka me keq.

Po cdo presesh nga ushtria jone, kur Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe Ministrja e Mbrojtjes "falin" per investime "strategjike" ne turizem, bazen ushtarake ne Limon, pjese e Planit te Hapjes te ushtrise? Per kete "kontribut" njeri gradohet President dhe tjetra Ministre e Jashtme.

Atyre te NATOs, ne ju duhemi vetem per te cuar simbolikisht ca qindra ushtare ne konflikte anembane botes. Keshtu do dergojme tani nje kompani ne Sulltanatin e Sudanit. Ne kembim, Sulltan Salepit tone do vazhdojne te mos ja ngasin narkoshtetin.

Sulltan Salepi i ka fituar dhe do i fitoje te gjitha "zgjedhjet" ne Shqiperi. Nderkaq, opinioni i brendshem dhe ca nderkombetare te blere me parate e droges, do vazhdojne te "shqetesohen" per "dobesite" e opozites ose te pergatisin Lulen si "alternative" per asgjekundi.

Prandaj quhemi narkoshtet Andi, sepse gjithçka, ushtria, policia, administrata, prokuroria, gjykatat, media e blere, nderkombetaret e sajdisur, shoqeria civile dhe cdo segment tjeter punojme per Narkot.

edmond spaho nato ushtrarakët kanabis

Lini një Përgjigje