TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2023, 20:32

U tha se u arratis, pas kafes në natyrë, Meta shfaqet duke pirë verë me Petrit Vasilin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

U tha se u arratis, pas kafes në natyrë, Meta shfaqet duke pirë

Në një kohë kur në seancën e sotme plenare pati zhurmë dhe dhunë fizike, në anën tjetër ish-Presidenti i vendit Ilir Meta, njëherësh edhe kryetari i Partisë së Lirisë, është fotografuar së bashku me deputetin Petrit Vasili duke darkuar në shoqërinë e një personi të tretë.

Sipas “Gazetës Shqip”, Meta po darkonte jo shumë larg ambienteve të Parlamentit. Në foto duket Meta i veshur sportive, me një xhaketë jeans dhe mjaft i qetë e i fokusuar tek biseda.

Kujtojë se vetëm pak ditë më parë u tha në media se ish-Presidenti i vendit Ilir Meta është arratisur nga Shqipëria si pasojë e një fjetë-arresti prerë nga SPAK. Duket se kjo nuk është aspak e vërtetë meqë edhe Meta edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë të dy brenda territorit të Shqipërisë dhe ditën e sotme të dy kanë bërë dalje publike.

meta vasili

Lini një Përgjigje