
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur rreth zhvillimeve të fundit të SPAK në politikë.
Teksa komentonte arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masat ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, Kryemadhi ka marrë në mbrojte ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij teksa tha se Malltezi është një i burgosur politik ndërsa vetë Berisha është përndjekur politik.
Deputetja e PL, ka hedhur akuza ndaj SPAK teksa tha se prokurorët kontrollohen nga Edi Rama.
Ajo nuk e përjashtoi faktin që edhe për bashkëshortin e saj dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta të ketë fletëthirrje nga SPAK për çështje të ndryshme.
"Për mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik, Sali Berisha është i përndjekur politik. E njihni Berlusconin që ka patur nja 4-5 çështje, por nuk i ka hequr njeri pasaportën Berlusconit.
Loja politike që përdoret është shumë e shëmtuar dhe nuk është se krijon ndonjë efekt, terror psikologjik tek bizneset dhe qytetarët.
Metodolojia që është përdorur, është që personat me precedentë penal padisin njerëz të tjerë dhe ok kanë për detyrë ti hetojnë dhe ti çojën deri në fund.
Ky nuk është problem i SPAK, por mosfunksionimi i Shtetit.
Çfarë është një prokuror, nëpunës i shtetit, kush ja jep rrogën. Edi Rama, i thotë “të heq gruan nga puna…", tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje