
Tensionet dhe përplasjet midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancës nuk janë zhvilluar vetëm në sallën e Parlamentit por edhe në ambientet e jashtme të saj.
Protagonist sërish ishin deputetët Bledion Nallbati dhe Vullnet Sina, të cilët e kanë nisur përplasjen edhe jashtë Kuvendit. Në një video të bërë publike, duket momenti kur deputeti i përjashtuar Nallbati po priste jashtë deputetin Sina dhe në një moment ka tentuar të përplaset sërish fizikisht me të.
Por deputetet e tjerë të ndodhur përreth tyre nuk kanë lejuar që përplasja të vazhdojë duke ndarë dy deputetët.
Kujtojmë se në nisje të seancës plenare Nallbati i hoqi mikrofonin Sinës, duke mos e lënë të flas, më pas deputetët u shtynë, teksa Nallbati tentoi ta qëllojë me grusht deputetin e PS. Më pas ndërhyri Garda dhe seanca u ndërpre.
Lini një Përgjigje