TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2024, 16:33

U përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, reagon Vokshi: Rama i do gratë që t’i urdhërojë për korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, reagon Vokshi: Rama i do gratë

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas përjashtimit të saj për 10 ditë nga Kuvendi.

Vokshi thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato edhe që të përjashtojnë dy gra deputete.

“Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre. Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare. Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij. Ja pse i duhen gratë Edi Ramës“, shkruan Vokshi.

Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të Albana Vokshit dhe Elda Hotit, pas kërkesës së Partisë Socialiste, lidhur me incidentin e shkaktuar dje në Kuvend.

albana vokshi parlament

Lini një Përgjigje