TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 19:59

Tymi e flaka në Kuvend, Rama sulmon opozitën: Shkatërrojnë, plagosin, shkulin dhe djegin atë që po ndërtojmë ne

Shkruar nga Pamfleti

Tymi e flaka në Kuvend, Rama sulmon opozitën: Shkatërrojnë,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi kaosin dhe flakët sot para Kuvendit. Ai mori pjesë në takimin e radhës “Deputeti që duam”, teksa tregoi një foto të karrigeve që digjeshin.

Duke dashur të tregojë se skenat nuk i ka parë, por ja dërgoi foton dikush, tha se politika është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por ka bërë edhe katastrofa të mëdha

Duke ardhur përpara sesa të dëgjoja fjalët tuaja, më çoi dikush këtë fotografi, ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve, të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u ulur në ato karrige dhe për të përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Pse e solla këtu këtë imazh? Dua të them pak fjalë për politikën, e cila, prej shumë kohësh, në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara ka lënë ditë jo të mira në perceptimin publik. Është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por ka bërë edhe katastrofa të mëdha. Refuzimi i politikës si diçka aprori e keqe, është foshnjarak. Është e pamundur ta vendosësh ti, se çfarë politika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh sesa mund ti ta ndikosh politikën. Nëse ti refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin që të merret me ty. Edhe brenda shtëpisë, shumëçka lidhet me politikën dhe vendimet e saj”, tha ai.

Rama nuk dha asnjë sinjal negocimi me opozitën, teksa i cilësoi si shkatërrues të asaj që po tenton të ndërtojë qeveria.

Siç ka fuqinë të mbjellë ka dhe atë që të shfarosë dhe besoj që midis këtyre të dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron edhe ndarja sot këtu tek ne, midis nesh që përpiqemi të ndërtojmë dhe shërojmë, dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojë, plagosin, shkulin dhe djegin”, theksoi kreu i qeverisë.

Lini një Përgjigje