TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 19:28

"Deputetët dogjën besimin e qytetarëve", PS reagon për djegien e karrigeve nga PD: Dhuna, e papranueshme

Shkruar nga Pamfleti

"Deputetët dogjën besimin e qytetarëve", PS reagon

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka reaguar pas tensioneve brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.

Ai dënon ashpër veprimet e deputetëve teksa shprehet se dhuna është e papranueshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se bashkë me karriget, sot deputetët kanë djegur besimin e qytetarëve për të shkuar drejt BE.

Peleshi shton se deputetët nuk janë në Parlament për t’u përleshur me këmbë karrigesh dhe akte të dhunshme, por mes tyre duhet të ketë debate me fjalë.

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna”, tha Peleshi.

Lini një Përgjigje