TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2025, 14:50

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, Bardhi: Policia raportoi ngjarjen me vonesë, të nisin hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, Bardhi: Policia raportoi ngjarjen

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e deputetit Xhelal Mziu.

Ai e ka cilësuar si një akt terrorist dhe kërkoi që organet e sigurisë të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të identifikojnë autorët.

Bardhi theksoi se deri tani Policia e Shtetit ka dhënë vetëm një njoftim pa informacion të mjaftueshëm dhe e cilësoi këtë vonesë si të papranueshme. Demokrati shprehu mbështetje për deputetin Mziu dhe familjen e tij, duke kërkuar një hetim të shpejtë dhe të plotë.

"Dënoj me forcë aktin terrorist të goditjes me eksploziv ndaj kolegut Xhelal Mziu. Akte të tilla kriminale ndaj një deputeti janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike dhe do të duhet të kishin alarmuar organet përgjegjëse të sigurisë. Deri në këtë moment Policia e Shtetit, përveç një njoftimi pa përmbajtje, nuk rezulton të ketë përcjell asnjë informacion mbi veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes dhe autorëve të mundshëm të saj.

Secili prej nesh, kolegëve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, është pranë deputetit Mziu dhe familjes së tij, dhe apelojmë në mënyrë urgjente institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e këtij krimi të shëmtuar. Çdo vonesë e pajustifikuar do të ishte për ne e papranueshme", tha Bardhi.

Lini një Përgjigje