
Analisti Arben Meçe, tha se opozita hodhi dje në kosh 500 minuta që kishte në dispozicion për të komunikuar me publikut përmes seancës plenare.
Meçe tha se kjo strategji e Berishës është e gabuar, ndërsa theksoi se nëse do të vijojë opozita do të jetë inekzistente.
“Strategjia e Berishës do jetë kjo që ndodhi. Strategjia me të cilën i përgjigjet pushteti ka ndryshuar, nëse me Spiropalin kishte një farë tolerance u pa qe në ditën e parë qëndrimi ishte stoik dhe i prerë, zbatimi i rregullores. Qëndrimi i pushtetit ishte i prerë.
Dje u mësua një gjë që ajo kapriço e opozitës, ndeshi me një reagim por që solli një dëm të jashtëzakonshëm për opozitën, 500 minuta që kishte në dispozicion për të komunikuar u hodhën në kosh të plehra për një strategji të gabuar të Berishës.
A do vijojë me këtë strategji, u pa që e humbi betejën se hodhi në kosh 500 minuta. Është e drejtë e Ramës të provokojë, por është detyrë e jote të mos biesh pre. Dje ishte një akt që nëse nuk ka vënë mend për të nesërmen opozita do vijojë të jetë inekziste”, tha Meçe për “Abc News”.
Aman me ketë lepiresin e Rames sot, Berishes më parë. ish deputet Beni nga fshati me tre germa(Kuç), që e beri Saliu, tani kundër Saliut! Me leket dhe Ramen...