
Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka reaguar sërish pas shpërthimit me tritol që iu bë në rrethimin e banesës së tij.
Mziu shprehet se është i lumtur që nuk ka patur dëme në njerëz, ndërsa ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person. Më tej, demokrati e cilëson shpërthimin në banesën e tij si një hakmarrje politike.
"Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar qaë nuk pati probleme njerëzore as tek unë dhe as te kalimtarët. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës time. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh një akti absolutisht politik, madje është sinjal për të treguar se nuk mundet që të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni. Përveçse një hakmarrje politike, nuk e konsideroj gjë tjetër. Gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot argument tjetër përvecse sinjalit për të na bërë një ushtar ndoshta të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet por për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni”, tha Mziu.
Lini një Përgjigje